Keqmenaxhimi i hedhjes së plehrave, grykëderdhja e lumit Drin mbushet me mbetje pas shtrimit të prurjeve nga moti i keq

12 Qershor 2023, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2023-06-12 15:46:42

Në grykëderdhjen e Lumit Drin në Shëngjin, buzë Adriatikut duket sikur sapo ka kaluar një uragan. Megjithatë kjo pamje nuk është pasojë e zemërimit të natyrës, por e keqmenaxhimit dhe hedhjes së mbetjeve përgjatë brigjeve të Drinit, ndërsa kalon mes Lezhës.