Kërcënohen e gjyqtarët e Apelit Tiranë, dënuan grupin kriminal nga Vlora! Nisin hetimet! Kanosja në gjyqin për atentatin ndaj Ines Hajrulla!

6 Tetor 2023, 18:04

Tri gjyqtare të Apelit të juridiksionit të përgjithshëm kanë bërë kallëzim në polici se janë kërcënuar për shkak të detyrës pas shpalljes së vendimit për një grup kriminal në Vlorë. Pas denoncimit më 15 shtator, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet por ndaj gjyqtareve ende nuk është caktuar mbrojtje.