Kërcënohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, i vendoset tritol në oborrin e shtëpisë

12 Korrik 2021, 08:58 | Përditesimi: 12 Korrik 2021, 09:19

Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, Alfred Vogës i është vënë lëndë tritol në oborrin e banesës së tij në Fushë Krujë. Fatmirësisht, lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë vetë Voga që ka njoftuar policinë pasi ka parë pakon në oborr.

Paraprakisht ngjarja po shikohet si kërcënim ndaj Vogës, për shkak të detyrës së tij.

r.k./Shqiptarja.com