Kërkesa e 30 deputetëve në GJK/ Burimi: Bardhi e sheh se Berisha është drejt fundit, pozicionohet si figura nr.1

15 Dhjetor 2023, 20:11

Mbrëmjen e sotme, Report Tv zbardhi ekskluzivisht emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese për të penguar arrestin e Sali Berishës nga SPAK. Mes tyre është edhe emri i Gazment Bardhit, i cili deri më tani nuk kishte shfaqur një qëndrim të caktuar lidhur me këtë çështje.