Kërkesa e PD për shkarkimin e Nikollës nga posti i kryeparlamentares, mbledhja mbyllet me debate! Deputetët: Përjashtuan Bardhin, u lexua vetëm raporti i PS

10 Shkurt 2023, 12:44 | Përditesimi i fundit: 2023-02-10 15:56:41

Ditën e sotme u mblodh Këshilli i Legjislacionit ku u diskutua mbi kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryeparlamentares. Mbledhja ka nisur në orën 11:00 dhe është zhvilluar pa praninë e mediave, gjë që ka sjellë reagimin e opozitës, e cila ka akuzuar kolegët e mazhorancës për mungesë të transparencës.