Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

21 Dhjetor, 11:25 | Përditesimi: 21 Dhjetor, 11:25

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë në hyrje të podkastit të tij, se Kuvendi i Shqipërisë nuk do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit zv.kryeministres Belinda Balluku deri në momentin që Gjykata Kushtetuese do të shprehet për çështjen në fjalë.

Kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetit për Ballukun ,erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shyqyrtuar kërkesën e qeverisë për pezullimin e saj dhe rrjedhimisht duke e rikthyer në detyrë deri në marrjen e një vendimi.

Mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve, ( 5 nga PD dhe 5 nga PS) dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

A.A/Shqiptarja.com