Kërkimet arkeologjike në Apoloni, misioni shqiptaro-gjerman zbulon themelet e Tempullit Antik të Shtyllasit! Lahi: Monumentet të bëhen të vizitueshme për turistët

8 Tetor 2022, 18:15

Arkeologët janë rikthyer pas 20 vitesh për gërmime në tempullin antik të Shtyllasit, pjesë e parkut arkeologjik të Apolonisë. Ekspedita shqiptaro-gjermane, drejtohet nga profesor Bashkim Lahi dhe  arkeologu Grigor Doehner.  Nga këto gërmime mësojnë se themelet e tempullit antik, i vetmi i stilit doresk janë të ruajtura në gjendje shumë të mirë. Tempulli klasik grek mendohet se është ndërtuar në shekullin e 6 para lindjes së krishtit, por ende nuk dihet se cilës Perëndi i është kushtuar.