Kërkimet në 'kështjellën' e Ervis Martinaj, Softa: Bosi i lojërave të fatit është gjallë! Të hetohen lidhjet e tij me politikën dhe bizneset, fshihen interesa të mëdha

26 Dhjetor 2022, 17:55

Kontrolli në ‘kështjellën’ e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj zbuloi arsenal armësh të fshehur në kosheret e bletëve që sipas ekspertit të sigurisë Fatjon Softa duhet të ishte kryer shumë kohë më parë. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se armët janë në duart e grupeve kriminale në të gjithë vendin, jo vetëm në zonën e Kurbinit dhe përdoren për krime por edhe aktivitete të tjera.