Kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi i tij

31 Mars 2023, 15:23

Një 48 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Italisë ku është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale të Trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.