Kërkohet arrestimi i Ahmetajt, opozita kërkon mbledhje me dyer të hapura! Salianji i drejtohet Felajt: Je pjesë e dosjes, prandaj s’të intereson

11 Korrik 2023, 17:33

Mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt është ndërprerë.

Sipas burimeve debati ka ndodhur mes deputetit Ervin Salinaji dhe Ermonela Felajt.

Mësohet se Salianji ka kërkuar mbledhje me dyer të hapura, ndërsa pas refuzimit të Felajt, ai i është drejtuar me fjalët: ‘Nuk të intereson sepse je në konflikt interesi, je e përfshirë njësoj në këtë proçes dhe je pjesë e dosjes!’