Kërkohet restaurimi i godinës ku Ndre Mjeda shkroi 'Andrra e jetës'! Nisma synon të rijetëzojë zonën

16 Janar, 16:56

SHKODER - Ky kompleks është qendra muzeore “Ndre Mjeda” në Kukël, në Shkodër, që mban statusin monument kulture, që nga viti 2012. Projektuar dhe ndërtuar nga vetë Mjeda, pjesë e kompleksit është shtëpia e banimit të poetit, ndërtuar në 1907, kur Mjeda u shpërngul në Kukël për ta kthyer këtë zonë nga një zonë moçalore në një zonë të jetueshme, kisha e vitit 1913, me një stil neoklasik të projektuar nga vetë ai, si dhe kjo godinë po e vitit 1913.