Kërkohet shkarkimi dhe dalja nga sistemi i drejtësisë për prokurorin Besim Hajdarmataj, KPA shtyn vendimin për në datën 3 gusht

29 Korrik 2021, 09:26

Shkarkimi dhe dalja përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kjo është kërkesa e Komisionerit Publik për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj. Vendim i cili në seancën e sotme është shtyrë për më datën 3 gusht, pasi është kërkuar një dokumentacion shtesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut.