Kërkoi pezullim dënimi se është i sëmurë, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Adriatik Llallës! SPAK: Sëmundja se pengoi të kryente funksione të larta

22 Prill 2022, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2022-04-22 14:19:15

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për pezullimin e dënimit të Adriatik Llallës me 2 vite burg. Ish-kryeprokurori bëri këtë kërkesë me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe se izolimi do i sillte pasoja të rënda për shëndetin. Ekstradimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm mbetet pezull, teksa Gjykata në Itali i ka marrë pasaportën!