Kërkonin maska dhe tamponë për COVID-19, oficerë italianë ushtrojnë dhunë të parecedentë ndaj të burgosurve

30 Qershor 2021, 14:56 | Përditesimi: 30 Qershor 2021, 16:04

Skena të tmerrshme dhune, kanë tronditur opinionin publik italian. Në një video të shpërndarë nga Il Domani, oficerët e burgut të Santa Maria-s Capua Vetere në 6 Prill, 2020 kanë dhunuar për katër orë rrjesht të burgosurit.