Kërkuan rinumërimin e votave të tyre, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e Ilir Alimehmetit dhe Aulon Kalasë, shtyhet seanca për Shehun! Shkak mungesa e tij

12 Qershor, 12:53 | Përditesimi: 12 Qershor, 12:53

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e Alimehmetit në Tiranë dhe Aulon Kalasë në Durrës për votat preferenciale. Seanca për Shehun në Kukës u shty për shkak të mungesës së tij. Kandidatët e PD iu drejtuan Kolegjit pasi KAS iu rrëzoi ankimimet për rinumërim me argumentin se kërkesa duhet të bëhet në emër të subjektit politik.

r.k./Shqiptarja.com