Këshilla për mamat si të nisin ushqimet e ngurta tek bebet e tyre

16 Shkurt 2022, 16:17

Ajo tregoi për metodën që ka përdorur se si të vendosi në dietën ushqimor të fëmijës ushqimet e ngurta duke ndihmuar kështu  edhe shumë nëna të reja përmes faqes së saj në Instagram, ku ndan receta të ndryshme:

“Marini ka filluar me prova që 4 muajsh por jo për ta ngopur.Kemi filluar vetëm duke e provuar ushqimin, sa ta provonte jo për të ngopur sepse bebat nuk e kanë stomakun gati për ushqim para 6 muajsh.Është shumë mirë që bebat të ushqehen me qumësht gjiri, ne kemi filluar me pak fruta sa për ti provuar. Ai kënaqej shumë kur I provonte shije të reja kur u bë 6 muajsh filluam me sasi pak të mëdhaja. Duhet një mbikëqyerje e rreptë nga ana e nënës por megjithatë mbytja mund të ndodh edhe me puretë. Është shumë e rëndësishme që të zgjidhni ushqimin e duhur, ti bëni ushqimin që mund të konsumojë” tha ajo.