Këshilli Kombëtar i Integrimit, Tabaku: Shqipëria e papërgatitur për negociatat! Balla: I kemi plotësuar kushtet, të mbahet konferenca ndërqeveritare

20 Tetor 2021, 11:16 | Përditesimi i fundit: 2021-10-20 15:34:31

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e këshillit, duke folur për progres-raportin e KE-së, zbuloi sipas saj edhe problemet që ka krijuar qeveria.

Tabaku bëri përgjegjëse qeverinë pse Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, ku tha se demokracia, mirëqenia ekonomike, të drejtat e njeriut janë në përkeqësim. Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se qeveria ka një mungesë vullneti dhe të përgatitjes për negociatat me BE