Këshilltari i ish-kryeprokurores Ina Rama në Report Tv: Policët e Berishës shkuan në laborator për të prishur provat e 21 janarit, ndërhyri prokuroria

12 Maj 2022, 07:37

Plator Nesturi, ish-këshilltar për mediat i ish- kryeprokurores Ina Rama ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Nesturi ka zbuluar se një grup policësh, në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha kanë tentuar që të prishin provat, me urdhër të Berishës.