Kievi drejt marrjes së kontrollit të qytetit kyç, 2 ushtarët valëvisin flamurin ukrainas: Kemi rrethuar gati 5500 rus, kanë 3 opsione

1 Tetor 2022, 17:13

Forcat ukrainase kanë rrethuar këtë qytetin Lyman, një qytet në rajonin e Donjetsk, që është një nyje e rëndësishme për të kontrolluar të gjithë zonën, që u pushtua nga rusët në korrik. Në një video të postuar në internet nga shefi i shtabit të Presidentit Zelensky, dy ushtarë shihen në lindje të qytetit duke ngritur flamurin e Kievit. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase në Lindje, Sergey Chervatiï, tha se brenda 3-4 ditë mund të rimarrin kontrollin e qytetit, duke thënë se  "forcat ruse janë të rrethuara në Lyman. dhe janë rreth 5000-5500 burra” . Sipas Sergey Gaïdai, guvernatorit të rajonit të Luganskut, ushtarët rusë kanë tre opsione: "të ikin, të vdesin të gjithë së bashku ose të dorëzohen". Edhe lideri prorus i rajonit, Denis Pushilin, nga Moska, ku ndodhet për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të aneksimit, pranoi se Lyman është "gjysmë i rrethuar". Qyteti është qendror për fatin e luftës.