Kikia: Një nga investitorët stretegjikë pjesë e botës së krimit! Rama: Në rast se del i tillë i sekuestrohen asestet, s'mund t'i marrim nëpër gojë të gjithë

14 Nëntor 2023, 22:32 | Përditesimi i fundit: 2023-11-14 22:34:23

Kryeministri Edi Rama në studion e “Repolitix” në Report Tv tha se nuk do të ngrihet komision hetimor për investitorët strategjikë sepse nuk ka arsye. Por analisti Mentor Kikia solli shembullin e Pëllumb Gjokës duke thënë se ka dalë i përfshirë me eksponentë të botës së krimit. Rama tha se për përzgjedhjen e investitorëve ka disa kritere dhe në rast se ndodh që del i botës së krimit i sekuestrohen pasuritë.