Kim: Le të mos shtiremi dhe ta bëjmë Reformën në Drejtësi reale! Jemi në Shqipëri ndaj e kuptojmë presionin, por të ecim përpara

23 Qershor 2021, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2021-06-23 17:22:23

E pranishme në një konference të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe gjyqësorit përgjatë një viti, ambasadorja e SHBA Yuri KIm tha se reforma në drejtësi ka kosto personale e profesionale, por duhet të ecë përpara se është në të mirë të shtetit.