Kina dërgon me sukses tre astronautë në stacionin e ri hapësinor

17 Qershor 2021, 12:45

Kina e ka nisur me sukses dërgimin e tre astronautëve në orbitën e Tokës dhe ata do të vendosen në stacionin e ri hapësinor kinez në hapësirë.

Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Hongbo pritet të qëndrojnë tre muaj në modulin Tianhe, rreth 380 kilometra larg Tokës duke u bërë pjesë e misionit më të gjatë të Kinës dhe i pari në gati pesë vjet.

Të enjten, kapsula Shenzhou-12 u nis me sukses drejt qiellit përmes raketës Long March 2F.

Ky mision është një dëshmi tjetër e rritjes së vetëbesimit dhe kapaciteteve të Kinës në fushën e hulumtimeve hapësinore.https://ads.gazetaexpress.com/www/delivery/lg.php?bannerid=30&campaignid=3&zoneid=43&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fpamje-kina-dergon-me-sukses-tre-astronaute-ne-hapesire%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2F&cb=27bda539ec

Në gjashtë muajt e fundit, vendi komunist ka kthyer në Tokë gurë dhe mostra nga Hëna dhe ka lëshuar një robot me gjashtë rrota në Mars.

Kina nuk e publikoi identitetin e tre astronautëve deri të mërkurën, kur u mbajt një konferencë për gazetarët.

Kina nuk i ka fshehur ambiciet e mëdha për hulumtimin e hapësirës viteve të fundit. Në vitin 2019, ajo u bë shteti i parë që dërgoi një rover pa njerëz në anën e skajshme të Hënës.

 Javën e fundit, pas mbajtjes së Samitit G7 dhe atij të NATO-s, fuqitë perëndimore paralajmëruan për rrëzikun e fuqizimit të Kinës.