Kina masa të rrepta ligjore, ndërpritet interneti gjatë natës për të miturit! Kufizime për të frenuar varësinë nga telefoni

2 Gusht 2023, 20:03

Kina ka ashpërsuar rregullat për mbrojtjen e fëmijëve nga interneti, duke kufizuar kohën e lundrimit të tyre në rrjet përmes celularit. Sipas kufizimeve të reja, fëmijët nën 18 vjeç në Kinë nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në gjatë natës dhe koha që ata mund të jenë online gjatë ditës do të jetë e kufizuar deri në 2 orë.