Kina paraqet planin e paqes me 12 pika për të ndalur luftën: Dilni nga mentaliteti i konfliktit dhe ndaloni sanksionet e njëanshme

24 Shkurt 2023, 16:06

Qeveria e Kinës ka prezantuar dokumentin një vit pas sulmit rus në Ukrainë. Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm kinez, u takua me homologun e tij rus Lavrovin dhe Putin. Në planin me 12 pika kërkohet të hiqet dorë nga mentaliteti i luftës së Ftohtë, trajtimit të barabartë të shteteve pavarësisht pozitës gjeografike, fuqisë ekonomike etj. Ndër pika përmendet ndalimi i sanksionimit të njërës palë, transmeton CorriereDellaSera.