Kinë, vajza bie nga 12 metra lartësi nga teleferiku mbi pistën e skive

9 Janar, 13:53

-Një vajzë e vogël në Kinë u rrëzua nga një lartësi prej 12 metrash nga teleferiku mbi pistën e skive. 

Incidenti ndodhi në Genting Resort Secret Garden në Zhangjiakou, Hebei.

Fatmirësisht ajo nuk u lëndua rëndë në këtë aksident, pasi siç raporton edhe La Repubblica ajo ishte mbrojtur nga degët e pemëve dhe dëbora që kishte mbuluar zonën.