Kisha e Shën Gjergjit në Berat monument i harruar, prifti ortodoks: Jemi duke analizuar sesi ta kthejmë në një godinë të dobishme për komunitetin

23 Prill 2023, 15:59

Në lagjen Kala të Beratit ndodhet një monument kulture i shkatërruar, Kisha e Shën Gjergjit, të cilën sistemi komunist e ktheu në rezidencë qeveritare, ndërsa nga viti ’90 e këtej është lënë në degradim të plotë. Kisha Ortodokse që e ka në pronësi dhe Ministria e Kulturës ende nuk kanë hartuar një projekt për restaurimin e saj