Kishin ardhur për pushime nga Kosova, përplasen dy makina! 3 të plagosur rëndë, dërgohen te Trauma në Tiranë

11 Gusht 2021, 08:06 | Përditesimi: 11 Gusht 2021, 08:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, pranë Dervenit. Dy makina tip ‘Benz’ me targa të Kosovës janë përplasur më njëra tjetrën duke lënë të plagosur 3 shqiptarë të Kosovës. 3 personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.  

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe parakalimi i gabuar i njërit prej tyre

LR/Shqiptarja.com