Kishin harruar soba ndezur, përfshihet nga flakët një apartament në Korçë! Dërgohet në spital e zonja e shtëpisë, u asfiksua nga tymi

20 Korrik 2021, 14:47 | Përditesimi: 20 Korrik 2021, 14:47

Një apartament është përfshirë nga zjarri pasdite e sotme në Korçë, ku për pasojë ka mbetur e asfiksuar e zonja e shtëpisë. Mësohet se ngjarja u regjistrua në lagjen nr.2, në bllokun "Rinia", ku shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë pakujdesia, pasi e zonja e shtëpisë kishte harruar sobën ndezur.

Pas njoftimit të banorëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke izoluar flakët dhe kanë mundur të shpëtojnë edhe gruas e cila tashmë është në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po heton më tej rrethanat e ngjarjes.

r.k./Shqiptarja.com