Kishin kthyer banesën në 'shtëpi bari', shpallet në kërkim pronari dhe bashkëpunëtori në Kukës. Sekuestrohen 934 fidanë kanabis

21 Prill 2022, 09:27 | Përditesimi: 21 Prill 2022, 09:27

Një banesë në Kukës është zbuluar nga policia pasi ishte shndërruar në ambient për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. Në kërkim janë shpallur pronari i banesës i identifikuar si Kastriot Hasanaj, 51 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, i identifikuar si Hasan Spahiu, 28 vjeç.

r.k./Shqiptarja.com