Kjo është banesa në Patos ku jetonte familja që u shua në aksident, flet kushëriri i viktimave: Jetonin në Greqi, kishin ikur për të punuar për një jetë më të mirë

25 Qershor 2021, 12:04 | Përditesimi: 25 Qershor 2021, 12:04

Familja nga Patosi që humbi jetën ditën e sotme nga një aksident në autostradën Tiranë-Vlorë, pasi u goditën nga pas nga një ‘Audi’ me të cilën udhëtonin disa të rinj, jetonte të emigracion në Greqi.

Report Tv ka siguruar pamjet nga shtëpia e viktimave në Patos, në fshatin Dukas Çoban, e cila është e pabanuar pasi prej më shumë se një viti kishin shkuar të jetonin në Greqi për një jetë më të mirë.

Kushëriri u shpreh se ato kishin ikur për një jetë më të mirë.

‘Familje e shkëlqyer. Kishte ikur në Greqi për një jetë më të mirë. Kishin rreth një vit gjysëm dy vjet. Ikën për të punuar. Të gjithë jetojnë në Greqi.’- tha një kushëriri i viktimës.

r.k./Shqiptarja.com