“Kleo Nini, një jetë mes filmit e pikturës”, ekspozitë në GAT

11 Qershor, 16:01 | Përditesimi: 11 Qershor, 16:01

“Kleo Nini: Një jetë mes filmit dhe pikturës” është ekspozita retrospektive e çelur në Galerinë e Tiranës, në qendër të së cilës është krijimtaria e artistit.  Ekspozita sjell për publikun një rrugëtim të plotë në krijimtarinë e tij, duke bashkuar pikturat, vizatimet, skicat, kostumet dhe posterat e filmit që kanë shoqëruar karrierën e artistit për dekada.

E.H/Shqiptarja.com