Klodiana Shala: Si e përjetova lajmin e mjekëve për të braktisur sportin në kulmin e karrierës (7 shkurt 2023)

7 Shkurt 2023, 20:02 | Përditesimi i fundit: 2023-02-07 20:51:00

Gjithë jetën ka mbajtur mbi supe epitetin e një kampioneje. Dhe ajo ia ka dalë të jetë e tillë në jetë dhe në profesion. Klodiana Shala erdhi në “Esencë’ në një rrëfim për jetën dhe karrierën. Ajo e kujton veten si një fëmijë capkën dhe energjik ndërsa lidhja me sportin e ka shoqëruar që prej kohës së shkollës. Më vonë talenti i saj bëri jehonë në mediat ndërkombëtare,por Klodiana rrëfen se nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti sikundër duhet ta ketë një sportist. Motivi dhe pasioni që kishte për të bërë përpara në sport e ka ndihmuar të tejkalojë çdo vështirësi gjatë viteve. Një prej momenteve të vështira në karrierën e saj ishte tërheqja nga atletika për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale nga dëmtimet në pistën e stërvitjes,Kushtet e vështira të stërvitjes ndër vite patën këtë pasojë,megjithatë atletja Klodiana Shala kur kthehet pas,e kujton rrugën e saj në sport si një mision të kryer. Ajo kujton mardhënien e ngushtë dhe përmbushëse me të atin,prej të cilit ka marrë shumë tipare karakteri. “Im atë ka qenë njeriu me të cilin kam ndarë cdo gjë timen”-tregon ajo. Një pjesë e jetës së saj ka qenë edhe përfshirja në politikë dhe për shkëputjen e shpejtë,Klodiana thotë se ishte pasojë e kompromiseve që nuk bën dot për hir të poliitkës. Ndërsa përditshmëria dhe jeta e saj është e lidhur ngushtë me kafshët,një dashuri pa kushte që ajo e ka jetuar në praninë e tyre, në cdo fazë të jetës së saj.