Klosi në ‘Repolitix’: Meta ka bërë shkelje të qarta, duhet shkarkuar! Nazarko: Kreu i shtetit ka tejkaluar rolin e tij! Malko: ‘Kushtetuesja’ me ritme të shpejta, Presidenti i përgatitur për çdo vendim

3 Shkurt 2022, 22:53

Analisti Shpëtim Nazarko, deklaroi se Ilir Meta i ka tejkaluar pozicionet që duhet të mbajë një President, dhe në këtë rast ndëshkimi duhet t'i vijë nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Gent Malko, është i mendimit se ‘Kushtetuesja’ me vendimin e saj do vendosë një lloj standardi dhe të vendosë kufijtë që sjellje të tilla në të ardhmen të mos ndodhin, siç flitet që Meta ka tejkaluar kompetencat e kreut të shtetit.