KLSH kallëzon Ministrinë e Kulturës për restaurimet në ‘Kafen e madhe’ dhe ‘Gjuhadol-in’ në Shkodër: Ndërhyrjet, pasoja të parikuperueshme

30 Tetor 2022, 16:42

Ndërhyrjet në kompleksin historik në Shkodër njohur si “Gjuhadol” dhe “Kafja e Madhe” kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme në vlerat e tyre të trashëgimisë kulturore e historike. Është ky konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka bërë kallëzim penal për shkatërrim të veprave kulturore ndaj institucioneve shtetërore.