Klubi i Premier League 'troket' te Interi për Kristjan Asllanin

5 Gusht 2023, 16:30

Brighton në Premier League vijon të shtojë interesin për Kristjan Asllanin. Mesfushori i Interit pëlqehet shumë nga trajneri Roberto De Zerbi, teksa Brighton përfundoi në vendin e gjashtë në Premier League sezonin e fundit.