Koc i mbushur me domate të thata nga zonja Vjollca

14 Maj, 10:59

Koc i mbushur me domate të thata

Përbërësit:

2 koc

50 gr domate të thata

trumz dhe borzilok

6 thelpi hudhra

1 limon

300 gr domate qershi

3-4 qepë të njoma

50 gr ullinj të zi

80 ml verë të bardhë

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 220 gradë ceslius.

pastrojmë dhe lajmë peshkun e thajmë mirë atë dhe e vendosim në një tepsi ku kemi shruar letër pjekje.

Qërojmë hudhrat dhe i presim në feta, domatet e thata i presim fillimisht në shirita e më pas në copëza të vogla, shtojmë trumzë, borzilokun në shirita, pak lëkurë dhe lëng limoni. Të gjitha këta përbërës i vendosim në një tas i rregullojmë me pak kripë, piper të zi dhe 1 e 1/2 lugë vaj ulliri.

Kungullin e presim në 1/2 ose në 1/4 për së gjati dhe më pas në copëza me trashësi 0.5 cm. Domatet qershi i presim dhe ato në 1/2 ose në 1/4 varet nga madhësia e tyre dhe I bashkojmë me kungujt, duke shtuar më pas ullinjtë dhe qepët e njoma të prera në unaza. I rregullojmë perimet me kripë dhe vaj ulliri.

Shpërndajmë me pas perimet rreth peshkut në tavë. Mbushim më pas barkun e peshkut me domatet e thata të përgatitura me hudhra dhe erëza. Kriposim pak peshkun dhe më pas e spërkasim me pak verë të bardhë dhe vaj ulliri. Tek perimet shpëndajmë pak trumzë dhe kudhër dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 20-25 minuta.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha