‘Koha për t’u kthyer në shtëpi’ dokumentari që përcjell vuajtjet e çamëve nga genocidi grek 80 vite më parë! Premiera më datë 12 qershor në Kinema Millenium

9 Qershor, 21:21

Admirina Peçi, më mbështetjen e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, ka realizuar një dokumentar, të quajtur “Koha për t’u kthyer në shtëpi”, ku pasqyrohen vuajtjet e çamëve. Ky dokumentar, i bazuar në dëshmi të vërteta dhe skena ilustruese, do të shfaqet për publikun shqiptar më datë 12 qershor 2024, në Kinema Millenium.