Kokaina e kanabisi të fshehur në mur, 3 në pranga në Tiranë! Dy të tjerë nën hetim (EMRAT)

26 Prill, 12:34 | Përditesimi: 26 Prill, 12:34

Bekim Rrustemaj, 22 vjeç, Redon Nela, 27 vjeç dhe Bledar Kalaja, 49 vjeç, u vunë në pranga nga policia. Lëndët narkotike u gjetën në lokalin e 49-vjeçarit Kalaja. Droga u gjet e fshehur në tullat e mureve, në një kuti të vogël pas dere e qese. Policia ka sekuestruar drogën, celularët dhe para.

I.M/Shqiptarja.com