Kokaina në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’, SPAK merr në dorëzim dosjen, debate në seancë! GJKKO lë në burg administratorin e kompanisë, në kërkim pronari

31 Korrik 2021, 17:25

Këtë të shtunë, në GJKKO është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj pronarit të kompanisë Alba Exotic Fruit Eduart Dautin dhe administratorit Bajron Gumeni, ky i fundit i arrestuar për sasinë 11 kg e 675 gram të kapura në kontejnerët e kompanisë më 13 korrik. Gumeni u la në burg nga GJKKO ndërsa Dauti është ende në kërkim.

Burime pë Report Tv bëjnë me dije së pala mbrojtëse nuk ka pranuar akuzat ndërsa gjatë seancës ka pasur edhe debate në lidhje me trensferimin e çëshjes nga Durrësi, e cila shpalli moskompetencë dhe e kaloi në SPAK. Trupa e GJKKO ka vendosur që hetimet të ndiqen nga SPAK për shkak se ka dyshime dhe prova të besueshme që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal.