Kokalari: Berisha pagoi 10 milionë dollarë në SHBA dhe arriti gjë, mendoni se PD do fitojë me Salianjin e Alesia Balliun?

25 Mars, 21:20 | Përditesimi: 25 Mars, 21:24

Evi Kokalari thotë se për momentin ajo është shpresa e vetme e Partisë Demokratike për të rikuperuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të ardhur në pushtet. 

Kokalari, e cila kërkon të regjistrohet në garën për kreun e PD-së, thotë dy kandidatët e tjerë, Ervin Salianji dhe Alesia Balliu, nuk kanë kapacitetet e nevojshme për të rimëkëmbur partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, pasi "Berisha pagoi 10 milionë dollarë për të hequr ‘Non Gratën’ dhe LaCivita-n dhe nuk arriti të bëjë gjë. Kur nuk arrin Berisha imagjinoji këta të tjerët".

A.M/Shqiptarja.com