Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e partive politike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve për Gjirokastrën

31 Maj 2021, 13:09 | Përditesimi: 31 Maj 2021, 13:09

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e PD-LSI dhe të kandidatit të pavarur i mbështetur nga Vetëvendosja, Kreshnik Merxhani për rezultatin e qarkut të Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit. Partitë politike kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark, por kërkesa fillimisht u rrëzua nga KAS dhe tani edhe nga Kolegji.

  •  

r.k./Shqiptarja.com