Koleksioni i rrallë me mbi 3000 kartolina dhe dhuratat e vitit të ri dikur, mos e humbisni!

9 Dhjetor 2021, 12:12

Marrëdhëniet njerëzore në dekadën e fundit kanë ndryshuar dhe një ndër faktorët kryesorë mbeten zhvillimet teknologjike. Tashmë e-maili apo mesazhi në telefon ka zëvendësuar kartolinat që dërgoheshin dikur për të uruar festat apo rastet e veçanta. Koleksionisti Shpëtim Sala solli në studion e “Rreze Dielli” një pjesë të koleksionit të tij të rrallë me mbi 3000 kartolina që i përkasin një periudhe mes viteve 1970 e më tej. Një koleksion  I veçantë me kartolina urimi që tashmë duket se i përket një epoke tjetër, epokës përpara rrjeteve sociale dhe zhvillimit teknologjik por që për ata të cilët e kanë jetuar ndjejnë një nostalgji e cila I rikthen në fëmijëri apo në rininë e tyre.