Kolektori i Balldrenit i mbushur me peshq të ngordhur, banorët: Ferma derdh lëndë të rrezikshme në kolektor

25 Qershor 2021, 19:33 | Përditesimi: 25 Qershor 2021, 19:33

Banorët e fshatit Balldren të Lezhës ngrenë alarmin se jetesa e tyre po bëhet e vështirë për shkak të situatës së krijuar në kolektorin e zonës që është mbushur plot me peshq të ngordhur. Banorët thanë se kjo është një situatë e përsëritur dhe dyshojnë se shkaktare  është një fermë blegtorale që hedh lëndë të rrezikshme në kolektor duke vrarë peshqit.

KT/Shqiptarja.com