Koloneli në Report Tv: Nëse do ketë luftë në Ukrainë, gati t’i bashkohemi SHBA-së kundër Rusisë

6 Dhjetor 2021, 21:49

TIRANË- Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë temë diskutimi në emisionin ‘Studio Live’, me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri. I ftuar në Report TV, Koloneli Ardian Lulaj tha se në rast se Rusia pushton Ukrainën, Shqipëria do të jetë gati t’i bashkohet ShBA dhe Natos kundër Rusisë. Ai thekson se ushtria shqiptare është gati për të dhënë kontributin në NATO e kudo që aleanca e kërkon. Sipas tij, ne kemi dhe detyrime ndaj aleancës, por megjithatë këto janë dhe vendime politike.