Një ligjvënëse kolumbiane u kap mat duke pirë cigare elektronike në parlament teksa po diskutohej për reformat e sistemit shëndetësor.
Videoja ku Cathy Juvinao shihej duke pirë vape u bë virale, pavarësisht se ajo e hoqi menjëherë atë kur kamera u fokusua tek ajo.
Me anë të një postimi në platformën X Juviano pranon se ishte fajtore për mosndjekjen e ligjit që ndalon përdorimin e vapave dhe cigareve elektronike në mjediset e brendshme