Komandanti i Zjarrfikëses në Krujë: 5 ditë pa gjumë, do të rrimë derisa të shuhet vatra e fundit

13 Gusht, 09:31 | Përditesimi: 13 Gusht, 09:31

Të lodhur, të sfilitur dhe të vendosur për të mos u dorëzuar. Disa prej tyre edhe të sëmurë, të gjithë pa gjumë e në luftë me zjarrin e kohën, që prej ditës kur janë shfaqur vatrat në Krujë. Por, me kurajë të paimagjinueshme. Me buzëqeshje, Altin Shullazi, komandanti i zjarrfikësve që po ndihmojnë në zjarret në Krujë, refuzon ta lëshojë veten.

E.H/Shqiptarja.com