Kombëtarja grumbullohet për herë të parë në 'Shtëpinë e Futbollit', Cikalleshi: Kundër Polonisë vetëm për fitore! Asani: Ftesa e parë gëzoi tej mase familjen time

20 Mars 2023, 16:10 | Përditesimi i fundit: 2023-03-20 17:36:09

Sokol Cikalleshi premton se kombëtarja do të shkojë në Poloni me synimin e vetëm për të nisur eliminatoret e Europianit vetëm me fitore pavarësisht mungesave të shumta. Sakaq i grumbulluari për herë të parë Jasir Asani thotë se ftesa e Sylvinhos ka lumtuar tej mase atë dhe familjen e tij.