Kombëtarja nis përgatitjet për Poloninë, të dielën sfida! Bajrami: Jemi në gjysmë të rrugës! Mitaj: Pika kundër Çekisë do na ndihmojë

8 Shtator 2023, 21:56

Kombëtarja ka nisur përgatitjet për sfidën e së dielës kundër Polonisë në Tiranë. Nedim Bajrami, futbollisti i cili realizoi golin e barazimit kundër Çekisë, thotë se kuqezinjtë duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë, pasi deri më tani është bërë vetëm gjysma e punës.