Kombëtarja 'pa busull' në Parma, Kili na mposht 0-3! Minuta për Brojën, debuton Arbër Hoxha

23 Mars, 10:42

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht këtë të premte 0-3 nga Kili, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin "Ennio Tardini" të Parmës në Itali. Kuqezinjtë u dukën të pafuqishëm përballë amerikano-latinëve, me ndeshjen që ishte e para mes dy skuadrave në histori dhe foli për djemtë e Ricardo Gareca. Trajneri i ri i Kilit debuton me fitore në stolin e ekipit.