Kombëtarja prek 'Iduna Park', Shqipëria zhvillon stërvitjen gjenerale para Italisë

14 Qershor, 18:48

Kombëtarja shqiptare ka zbritur në "Iduna Park" të Dortmundit për stërvitjen gjenerale para ndeshjes me Italinë. Të gjithë lojtarët kanë qenë të gatshëm për trajnerin Sylvinho, ndërsa para përgatitjeve braziliani foli për mediet duket thënë se ka 2-3 dilema për titullarët.